HISTORIKU I TIA-s

Informacion i përgjithshëm:

tia_rr

Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve është themeluar në vitin 2001, me mbështetjen e  Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar / USAID. ZMQ si një nga organizatat më të suksesshme në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, ka ndërmarrë një sërë nismash kombëtare për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe për të luftuar praktikat korruptive në administratën publike. Që prej themelimit, ZMQ e më pas TIA kanë ndihmuar më shumë se 3700 individë, biznese dhe grupe  sociale që kanë qenë viktima të korrupsionit, abuzimit me pushtetin dhe / apo burokracisë, duke ngritur kështu një model të qëndrueshëm kundër korrupsionit dhe në rrespektim të të drejtave të njeriut.

 

ZMQ ka qenë themeluese dhe drejtuese për disa vjet, e Koalicionit Shqiptar Kundër Korrupsionit, ACAC si dhe anëtare e koalicioneve të rëndësishme ndërkombëtare të shoqërisë civile. ZMQ që prej disa vitesh ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me Organizatën Globale Kundër Korrupsionit, Transparency International, duke mbajtur si fillim pozicionin e organizatës së kontaktit, më pas organizatës observuese deri ne krijimin e Transparency International Albania si degë e saj për Shqipërinë.

 

Transparency International Albania, gjate ketyre viteve krahas donatoreve dhe organizatave te tjera te shoqerise civile, ne misionin e san ne luften kunder korrupsionit ka patur dhe  nje  partner tjeter shumë të rëndësishëm në veprimtarinë e saj të përditshme, siç është media. Aktivitetet e saj pasqyrohen ne median e shkruar dhe ate vizive nder lajmet kryesore ne lidhje me luften kunder korrupsionit dhe rezultatet vjetore te Indeksit te Perceptimit te Korrupsionit te prezantuara nga TIA jane pike referimi ne analizat dhe debatet publike me tematike politike, sociale apo ekonomike.

 

TIA synon të kthejë luftën kundër korrupsionit në një qëllim të veprimit qytetar për demokratizim të institucioneve, mirëqeverisje dhe ndërtim e shtetit ligjor.

 

TIA synon të shërbejë si model për përfaqësimin e interesit dhe zërit qytetar në përballjen me administratën publike qendrore dhe lokale.

 

Periudha:

Projekti:

Donatori:

2013 – 2014

Rritja e transparences dhe promovimi i vendimmarrjes me pjesmarrje ne qeverisjen vendore ne Shqiperi

 

Fondacioni SOROS

2011-2012

Sistemi i Monitorimit te Shperndarjes se Buxhetit per Implementimin e Strategjise kombetare Kunder Korrupsionit ne Shqiperi British Council / Banka Boterore

2013

Nxitja e transparences se partive politike dhe monitorimi i programeve antikorrupsion ne kauder te fushates elektorale 2013

 

AMSHC

2010 – 2013

CRINIS – Te hedhim drite mbi financat e partive politike MPJ e Norvegjise
2010 – 2011 Transparenca e Pushtetit Vendor

 

  Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile/AMSHC

2010 – 2011

Comperative Indicator-based Monitoring of AntiCorruption Progress (CIMAP) IPA /
European Commission

 

2008 – 2013

Advocacy and Legal Aid Center (ALAC) TI-Berli/MPJ Gjermane/ Komisioni Europian

 

2008 – 2009

E drejta e pronës në Shqipëri Partnership for Transparency Fund

 

2008

Monitorimi i Antikorrupsionit Ambasada Gjermane

 

2008 – 2009

Letrat Transparente USAID / DPK

 

2007 – 2009

COMBI Drejtesia per te Miturit UNICEF

 

2006 – 2007

Korrupsioni dhe Planifikimi Urban – Studim dhe fushatë advokimi Ministria e Jashtme Gjermane

 

2005 – 2006

Shoqëria Civile për Transparencën e Partive Politike Transparency InternationalAlbania

 

2004 – 2006

Vëzhgim mbi Të Drejtën për Informim USAID / CASALS

 

2005-2006

Masa kundër Dhunës në Marrëdhëniet familjare Ambasada Holandeze, Ambasada Norvegjeze, USAID/ WLRI

 

2004 -2006

Shoqëria civile në monitorimin e buxheteve të qeverisë qendrore dhe vendore CRS

 

2004 – 2005

Maratona për Mbrojtjen e të Drejtave të Qytetarëve SOROS/ OSFA,Partners Albania

 

2003 – 2005

Qendra e Këshillimit Ligjor për Viktimat e Trafikimit USAID

 

2002

Manual për procedimin penal nga ana e prokurorisë dhe policisë gjyqësore USAID