“CRINIS – të hedhim dritë mbi financat në politikë”
“CRINIS – të hedhim dritë mbi financat në politikë” është një projekt tre-vjecar i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze dhe implementuar në vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kroaci, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi) me mbështetjen kryesore të Sekretariatit të Transparency International. CRINIS analizon financimet politike (legjislacion dhe praktika), duke përfshirë grupet e interesit në vlerësimin e fuqive e dobësive, dhënien e rekomandimeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të rritur transparencën.
Qëllimi dhe qasja e projektit:
CRINIS synon zbulimin e korrupsionit në financat e partive politike dhe të fushatave zgjedhore, si dhe forcimin e besimit publik ne institucionet demokratike.
CRINIS krijon kërkesën për transparencë më të madhe dhe ndryshim institucional me përfshirjen e të gjithë aktorëve kyc të interesit përmes vlerësimit të praktikave të financave politike.
CRINIS tenton të zvogëlojë riskun e korrupsionit që rrjedh nga financimi I partive politike duke arritur:
a) Nivel më të lartë ndërgjegjësimi midis grupeve të interesit lidhur me natyrën dhe shkallën e risqeve të korrupsionit në sistemin e financimit politik ;
b) Gatishmëri më të lartë të këtyre grupeve të interesit për të promovuar reforma konkrete në politika e praktika, përmes angazhimit aktiv të tyre.
Metodologjia e studimit:
Studimi CRINIS – “rreze drite” në latinisht – është një projekt i zhvilluar bashkarisht nga Transparency International (TI) dhe Qëndra Carter. Përmes një moduli kërkimor inovativ, projekti analizon nivelet e transparencës dhe llogaridhënies në sistemet e financimit politik dhe mundëson advokimin për reforma në kornizën ligjore dhe ndryshimeve në praktikë. Metodologjia CRINIS trajton analizën e dy formave të financimit politik: financave jo-elektorale të partive politike dhe financimeve të fushatave elektorale për zgjedhjet parlamentare dhe në rastet e mundshme, zgjedhjet presidenciale.
Metodologjia përfshin analizimin e kuadrit rregullues ligjor mbi transparencën e financimeve politike dhe implementimin aktual në krahasim me standartet më të mira të njohura ndërkombëtarisht.Përmes një diagnostikimi tërësor të kuadrit ligjor dhe praktikës aktuale, mundësohet një evidencë e mirë empirike për të krijuar një pamje më të qartë të fushave që duhen reformuar.
Të dhënat e mbledhura gjatë kërkimit janë përdorur për të krijuar një indeks mbi transparencën e financimit të partive politike. Niveli i transparencës përcaktohet duke marrë në shqyrtim dhjetë dimensionet e mëposhtme:
(1) Kontabiliteti i brendshëm i referohet mënyrës përmes së cilës partitë politike menaxhojnë burimet e brendshme financiare.
(2) Raportimi në organin e administrimit zgjedhor vlerëson shkallën e raportimit të partive apo kandidatëve në organin mbikqyrës shtetëror.
(3) Tre dimensionet në vijim: kuptueshmëria e raportimit;
(4) detajimi i raportimit; dhe
(5) besueshmëria e raportimit përqëndrohen rreth natyrës së të dhënavë që përmbajnë raportet financiare, dhe ndihmojnë në përcaktimin e cilësisë së të dhënave të dorëzuara në institucionin e administrimit zgjedhor. Këto vlerësojnë fushat kyce sic janë aktiviteti përkatës financiar, përfshirë këtu mjetet monetare, dhurimet në natyre dhe transaksione të tjera; identitetin e dhuruesit; kredibilitetin e të dhënave të dorëzuara; dhe perceptimin e kredibilitetit të raporteve nga aktorët kryesorë.
(6) Publikimin e informacionit për qytetarët shqyrton aksesin publik për informacionin e financava politike.
(7) Dimensionet që lidhen me parandalimin;
(8) sanksionet; dhe
(9) mbikqyrjen shtetërore adresojnë monitorimin e përputhjes me rregullat e vendosura. Kjo përfshin masat parandaluese për të lehtësuar mbikqyrjen efektive, ekzistencën e sanksioneve që mund të vendosen dhe institucionet e aktorët përgjegjës për kryerjen e funksioneve mbikqyrëse.
(10)mbikqyrja publike i referohet aktiviteteve monitoruese të realizuara nga organizatat e shoqërisë civile, media dhe qytetarët.
Shkarkoni publikimin: …………..
Për informacione të detajuara mbi zhvillimet e projektit, lutemi të na kontaktoni: